PSG me mungesa ndaj Bayern në Gjermani, thujse e pamundur që Neymar të kthehet në kohë

Sulmuesi brazilian Neymar pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës me lëndime të ligamenteve, siç njoftoi të martën Paris Saint-Germain, pas testeve të reja mjekësore të kryera gjatë kësaj dite.

Klubi bëri me dije se në fillim të javës së ardhshme do të raportojë për evolucionin e lojtarit, pa treguar kohën e që do qëndrojëlarg fushave. Me këtë, PSG nuk përjashton për momentin që Neymar të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich, që do të luhet në qytetin gjerman më 8 mars.

Neymar pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë (një zonë në të cilën ai ka pësuar lëndime të përsëritura vitet e fundit) gjatë ndeshjes së ligës të së dielës së kaluar kundër Lille dhe u desh të dilte nga fusha në një barelë midis gjesteve të dukshme të dhimbjes. /albeu.com


Shtuar 22.02.2023 14:27

Tags: ,