PSG kërkon shërbimet e Skriniar, Interi në bisedime për t’i rinovuar kontratën

PSG është në kërkim të një mbrojtësi të fuqishëm dhe të saktë.

Francezët kanë hedhur sytë nga klubi i Interit, ku kanë piketuar Milan Skrinar. Thuhet se në fillim klubi francez ishte i gatshëm të ofronte 40 milionë euro për të, por Interi u kundërpërgjigj direkt duke thënë se nuk vlen më pak se 60 milionë euro.

PSG bëri një hap pas pasi tashmë nuk e ka luksin e madh të shpenzojë shifra të larta, sidomos tashmë pas rinovimit të Kylian Mbappe në shifra monstruoze.

Zikaltërit gjithashtu kanë ngritur edhe një barrierë tjetër për këdo ekip që kërkon xhevahirët e klubit italian. Ata i kanë kërkuar Skriniar-it një takim ku të rinovohet kontrata, gjë për të cilën mbrojtësi ka pranuar pasi qëllimi i tij është qëndrimi te klubi zikaltër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.06.2022 14:22