Ditën e sotme është ndaluar në Rinas, një predikues fetar i quajtur Imrain Hoseini, të cilit nuk i është lejuar hyrja në Shqipëri.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Hoseini ka rezultuar në sistem me kartelë të kuqe dhe do të rikthehet në Serbi.
“Në momentin që ka zbritur në tokën shqiptare, ka rezultuar në sistem që ka kartelë të kuqe dhe është i padëshiruar, pasi klasifikohet në ato vepra, nxitja e urrejtjes e me rradhë, që kanë të bëjnë me terrorizmin. Në këtë aspekt, procedura parashikon, që personi që nuk është i dëshiruar, qëndron në zonën neutrale, tranzit.
Linja ajrore, është e detyruar që ta kthejë mbrapsht në momentin më të parë, pra në Beograd. Shteti shqiptar nuk e ka të dëshiruar të hyjë, i kërkon kompanisë ta kthejë mbrapsht. Zotëria është i moshuar dhe po presin që me fluturimin e parë ta kthejnë. Në momentin që flasim është aty.
Se çfarë përmban dosja, këtë nuk jam në gjendje ta them, por dyshohet për vepra që kanë lidhje me terrorizmit. Pastaj janë çështje të anti-terrorit”, deklaroi Lala.