Pse shkove pa leje në takim me Krajën? PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun! Sherr në komision: Pusho se të nxjerr jashtë

Jorida Tabaku është kallëzuar në SPAK, nga përfaqësuesit e Partisë Socialistë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Kallëzimi ka ardhur pas takimit të zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme mes Tabakur dhe kreut të SPAK Arben Krajës.

Sipas përfaqësuesve socialistë, takimi nuk duhet të kishte ndodhur pa lajmëruar më parë.

“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK për Tabakun. Për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre”, tha Felaj.

Por pas kësaj padie, ka nisur konflikt mes Felajt dhe Tabakut në Komisionin hetimor, ku kjo e fundit i ka kërkuar të pushojë ose do e nxirrte jashtë.

“Pusho, pusho se do të njerrë jashtë”, u shpreh Tabaku./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 11:01