Pse rriten çmimet e apartamenteve? Dervishaj tregon faktorët dhe trendin për të ardhmen

Çmimet e apartamenteve në Tiranë, vijojnë të rriten, e ndërsa ndërtimet nuk ndalen.

I ftuar në “Radarin Informativ”, në ABC sonte ishte Arben Dervishaj, sekretar i shoqatës së ndërtuesve, i cili ka shpjeguar edhe disa nga arsyet e rritjes së çmimeve të apartamenteve.

Sipas Dervishajt, janë një seri faktorësh që ndikojnë në rritjen e çmimeve duke përmendur kostot e ndërtimit, taksat e mëdha për ndërtuesi por edhe përqindjet që mban pronari i truallit që sipas tij ka shkuar deri në 50 % të shitjes së apartamenteve.

“Çmimet e banesave përcaktohen nga disa faktorë. Nga vendi, kostot e ndërtimit, dhe niveli i taksimit. Çmimet në Tiranë kanë vijuar të rriten sidomos në qendër atje edhe ku kërkesa është më e madhe se sasia që mund t’i ofrohet tregut.”

“Futen kostot e ndërtimet taksa, kosto e pronarit të truallit dhe rritja e cilësisë. Pika e rritjes nisi si rezultat i taksave që u shtua ndërtimit. Më parë paguhej një taksë 4 %. Ndërsa sot është 8% e çmimit të shitjes së apartamentit. Dhe jo e ndërtimit por e shitjes së apartamentit. Efekti i kësaj takse rrit koston e çmimit. Ndërkohë edhe % e pronarëve të truallit kanë rritur shumë çmimin. Edhe kjo do implementohet. Kanë shkuar deri në 50% që e merr pronari i truallit. Dhe ai që e ndërton me këtë gjysmë që do shes, do i përballojë të gjitha. Në qendër bëhet fjalë. Plus më pas janë kostot e ndërtimit si rezultat i tërmetit se është rritur siguria. Dhe  rrija e këtyre ka një rritje kostoje. Sot po përdoren elementë të tjerë shumë më të mira. Ka firma serioze. Po ashtu sot çmimet kanë rrije shumë të madhe edhe për materialet. Se ka vajtuar 900 euro për ton të hekurit. Ka rritje të transportit. Rritja e çmime ka pasur rritje të madhe në pandemi.”

“Ne jemi keq për fuqi punëtore. Tirana ka trend të imitojë metropolet. Ka hyrje të përditshme të qytetarëve në Tiranë. Natyrisht bën që të ketë nevojë për apartamente të reja. Janë një pjesë që janë shqiptarë jashtë vendit. Blejnë apartamente. Se bankat kanë norma interesi të vogël dhe nuk ja vlen norma e kursimeve.”

“Ka kërkesë Tirana dhe zonat bregdetare. Nga Ksamili deri në Velipojë ka kërkesë. Po blejnë rusë, polakë dhe të huaj. Në Tiranë ka shumë pak stok. Se njerëzit po kërkojnë të blejnë.”/albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 22:06