Pse PS zgjodhi Vangjel Tavon si kandidat për Himarën? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, është pyetur sot në lidhje me faktin se cila ishte arsyeja që për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Himarës, socialistët propozuan Vangjel Tavon.

Teksa një gazetare e pyeti për faktin se dikur marrëdhëniet mes Tavos dhe PS nuk ishin të mira, Çuçi tha se kjo duhet të ishte pyetje për Blendi Klosin.

“Kjo pyetje është për Blendi Klosin dhe jo Bledi Çuçin. Se zgjedh kreu i grupit parlamentar një kandidat për bashkinë. Më mirëkuptoni që nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje”, tha ai.


Shtuar 24.07.2024 12:18