Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar arsyet pse selia blu kërkon shkarkimin e Presidentit Barjam Begaj. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi theksoi se në të gjitha shkeljet e evidentuar Begaj ka shkelur kushtetutën shtatë herë.

Bardhi theksoi se PD po çmonton keqpërdorimi që po i bën Rama Presidentit dhe shtoi se nuk ka shqiptarë që besojnë se Begaj është i pavarur nga Rama. Gjithashtu Bardhi theksoi se veprimi i Presidentit për rastin Veliaj vërtetoi që sot të gjitha pushtet janë në dorë të Ramës.

“Nuk ka qenë një vendim i lehtë i PD për të kërkuar shkarkimin e presidentit. Ne çmojmë se keqpërdorimi që po i bën Rama Presidentit ne duhet të reagojmë. Nuk ka shqiptarë që besojnë se Begaj është i pavarur nga Rama. Ne kemi evidentuar që 7 shkeljet të kushtetutës nga Presidenti i Republikës. Kjo është çështje e asaj që është shkruar në kushtetutë. Veprimi i Presidentit për rastin Veliaj vërtetoi që sot të gjitha pushtet janë në dorë të një njeriu. Edi Rama. Edhe PD ka përgjegjësi për vendimet e gabuara në të shkuara, në vitin 2019.

Fakti që një gabim i opozitës në 2019 përkeqësoi bie dakord…. Është asgjësuar i gjithë pushteti lokal. Autonomia lokale është asgjësuar. Të kthehem te Presidenti. Presidenti është mekanizëm balance kush shikon që një institucion rrëshqet dhe duhet të qëndrojë për Kushtetutën. S’ka pse të japi dorëheqjen, mjafton t’i përmbahet atij betimit që ka bërë në atë detyrë. Të respektojë Kushtetutën. Rama tha PS nuk ka çfarë pret për të mbajtur zgjedhjet në Tiranë dhe Begaj e mori urdhrin, kjo ishte shkelja e parë. Ka bërë një ndërhyrje brutale në kompetencat e Kushtetueses. Ajo që bëri me dekretimin e e Diellës.

Diella është një akt propagande e Ramës. Presidenti nuk mund ti shndërroj dekretet në akte karagjoze. Ajo që ka bërë me mos ndërhyrjen edhe pse u njoftua nga opozita, u shfaqën fizikisht. Kemi prezencë të ambasadorëve në mitingjet e PS dhe presidenti qe emëron dhe shkarkon ambasadorët tonë jashtë vendit… Një president që është mbi palët mund të japë një mesazh publik dhe të bëjë një thirrje. Ju e mbani mend për të shpjeguar konfliktin që kishim për 6 muaj në Kuvend. Mazhoranca hartoi një ligj që ngushtonte kompetencat e opozitës.

I kërkuam Presidentit që të mos e dekretonte këtë ligj. Së pesti, Ai e dekretoi ligjin hodhi poshtë shqetësimet e opozitës dhe ligji hyri në fuqi. Për shkak të ligjit hapësirat tona në dy komisionet hapësirat tona ishin të kufizuara. Më vonë Kushtetuesja i dha të drejtë opozitës”, tha Bardhi.


Shtuar 16.10.2025 21:44

Tags: ,