Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti, ishte i ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku u përball me disa pyetje ngacmuese nga aktorët e programit lidhur me jetën e tij personale dhe raportet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.
Gjatë bisedës u përmendën edhe dy nga vajzat me të cilat ai pati afrimitet gjatë lojës, Dolce dhe Alba Pollozhani.
I pyetur se pse nuk funksionoi lidhja mes tij dhe Dolces, Limi iu përgjigj situatës me humor.
Ai u shpreh se Dolce është një vajzë shumë e ëmbël, por duke qeshur shtoi: “Ëmbëlsia ndonjëherë kalon në diabet”, duke lënë të kuptohet se është më mirë të mbahet një farë distance.
Batutat e tij shkaktuan të qeshura në sallë, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje, duke treguar edhe një herë natyrën e tij të çlirët dhe humoristike.
