“Pse nuk e vendosni maskën?”, Rama replika me qytetarët në Facebook (FOTO LAJM)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër ku ka prezantuar programin e Bashkëqeverisjes.

Më pas Rama ka shkuar në një restorant dhe pas takimit me stafin nuk ka ngurruar të postojë në Facebook disa foto ku shkruan: “Atelieri” në Shkodër një oaz tradite dhe kuzhine mjeshtërore – kush vjen s’bëhet dot kurrë pishman.


Një qytetar i ka komentuar Ramës duke e pyetur “pse nuk e vendosni maskën anti-Covid”, dhe Rama i është përgjigjur duke i thënë: “Sepse brenda në restorant nuk rrihet me maskë”. Këtë koment shefi i qeverisë e ka shoqëruar me një emoji që qesh me lot.

Ndërsa dikush tjetër i komenton: “O zoti Rama, sikur është virusi nëpër këmbë, si ka mundësi kaq ngjitur ti?”

Rama: “Vaksinohu tre here si puna ime dhe mund të ngjitesh pa frikë edhe ti”./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 14:30