Pse ndjehemi më të stresuar në verë, sipas ekspertëve?

Kur dielli shkëlqen, ne automatikisht mendojmë se gjithçka është në rregull përreth nesh. Stresi, i cili është një fenomen i zakonshëm, bëhet edhe më intensiv gjatë muajve të verës. Por, pse ndiheni më të stresuar në verë?

Sipas ekspertëve, stresi bëhet edhe më intensiv kur personi ndjen presionin për të dalë për t’u argëtuar dhe për të kaluar një kohë të mirë. Presioni i individit për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, ndikon drejtpërdrejt në psikologjinë.

Kur personi gjithashtu sheh të tjerët të kalojnë një kohë të mirë nën diell, ndihet keq.

Automatikisht vjen mendimi: “Unë duhet ta shfrytëzoj më mirë kohën time, pa më ikur pushimet kot”.

Por nuk është e vetmja gjë që ndikon.

Moti gjithashtu luan një rol shumë të rëndësishëm. Kur është nxehtë, reagimi i trupit është si të kesh një sulm paniku. Rezultati; Personi mendon se vuan nga stresi intensiv kur në të vërtetë nuk është e vërtetë. Simptoma të tilla si djersitja, të fikët, të përzierat dhe rrahje të shpeshta të zemrës mund të vijnë nga nxehtësia.

Përveç stresit, diçka që rritet edhe gjatë verës është depresioni. Sipas hulumtimeve, fillimi i simptomave vërehet ndërsa gjatësia e ditës rritet. Gjatë dimrit, moti i mjegullt mund të shkaktojë një ulje të serotoninës dhe ndryshimi i klimës mund të shkaktojë paqëndrueshmëri në nivelet e melatoninës, e cila luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e duhur të gjumit.

Pra, nëse keni një ndjenjë ankthi kohët e fundit ose jeni thjesht në humor të keq, ndërsa të gjithë të tjerët janë diku jashtë, përpiquni të veproni si ata dhe do të ndiheni më mirë./albeu.com

 


Shtuar 28.06.2021 22:23