“Pse më zure rrugën”, si ndodhi sherri mes të rinjve në Tiranë, autori i plagosjes së dyfishtë në arrati

Detaje të reja dalin në lidhje me sherrin banal  mes disa  të rinjve  në rrugën “5 Maji” në  Tiranë, mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e sherrit mes të rinjve kanë mbetur të plagosur me mjet prerës, xham, dy djem,  shtetasit E. Sh., dhe J. Ç., të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Por si ndodhi ngjarja?

Policia thotë se sherri ka ndodhur në afërsi të një shkolle private në rrugën “5 Maji”.

Për motive të dobëta , shtetasi A. D  dyshohet se është konfliktuar me shtetasit E. Sh., 29 vjeç, dhe J. Ç., 26 vjeç.

Ai ka debatuar me ‘ta, i ka plagosur me mjet prereës xham dhe më pas ka braktisur automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Gjithashtu burime për mediet kanë zbardhur disa nga fjalët që të rinjtë  këmbyen gjatë sherrit.

“Pse me ke zënë rrugën”, është dëgjuar të kenë thënë të rinjtë./albeu.com/


Shtuar 1.07.2023 21:39