“Pse ke munguar në Parlament?” Berisha jep përgjigjen që askush nuk e priste

Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët, pas deklaratave të Bashës së do të mbledhë Kuvendin E PD-së më 18 dhjetor.

Gjatë fjalës së tij Berisha ndeshi me një pyetje aspak të zakontë, kur u pyet për mungesat në Kuvend.

Ai tha se I duket më tërheqëse “Foltorja”, por sipas tij, kjo sdo të thotë që ai sdo të marrë më pjesë në Parlament.

Pyetje: Pse ke munguar në parlament?

Ke të drejtë kam munguar. Por do ashkoj. Jam përqëndruar në këtë mrekulli shqiptare e cila më ka mahnitur dhe më ka tërhequr me të gjithë qënien time, por kjo nuk do thotë se nuk do shkoj në Parlament dhe nuk do mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptare ndaj narkoshtetit. E vërteta është se Foltorja është disa herë më tërheqëse se debati Rama-Basha. Por kjo nuk do thotë se nuk do shkoj në Parlament.

Pyetje: Të mos guxojë Rama-Basha të ndalin revolucioni. A nënkupton kjo Protesta?

Berisha: Nënkuptoj përgjigjen më të përshtatshme ndaj ccdo përpjekje për të penguar këtë uragan, apo të themi vullkan që po rikthen pluralizmin në Shqipëri. Populli votëdhunuar, qytetarët të cilëve Edi Rama i rrëmbeu votën me patronazhistët e tij si hije mesjetare./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 19:56