Vdekja e mistershme e Lear Kurtit, ka tronditur opinionin publik. Kur kanë kaluar disa ditë nga vdekja e 32-vjeçarit, ende ka pikëpyetje rreth shkaqeve që çuan në këtë fatalitet.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur me këtë ngjarje të rëndë theksoi se autopsia e viktimës është bërë në 5 të mëngjesit dhe jo pas 12 orësh që nga ndarja e tij nga jeta.
Karamuço duke folur në studion e “Log.” ka bërë të ditur sipas tij 5 gënjeshtrat e mëdha që janë bërë rreth kësaj ngjarje.
“Ligji për autopsinë përcakton se një autopsi nuk kryhet pa u mbushur 12 orë. Në raste të jashtëzakonshme bëhet me përfundimin e 4 orëshit. Por kush janë këto raste. Ka raste për ngjarje shumë të ngutshme. Elementet e tjerë janë të lidhura. Ta kryesh brenda 5 orëve, nuk arrin që trupi të ketë proceset. Rastet përjashtuese janë shumë të jashtëzakonshme. Por pse është nisur ta bëjë kaq shpejtë? Në 5 të mëngjesit? Pa dal akti i ekspertizës? A ka pasur drogë? Në çfarë niveli ka qenë në gjak? Masa sa ka qenë e përdorur? Ato kanë 0.3-0.5 gram dhe nuk mendoj se sjellin menjëherë pasoja? Ai sapo është kapur ai ka qenë në gjendje të fikti.”
“Ca dru të shtrembër në polici po na prishin imazhin. Këto janë armiku i padukshëm që po dëmtojmë policinë. Gënjeshtra më e madhe është se qëndronte në market? Por jo ai ka qenë duke ecur. Në kamer nëse ti i lexon të drejtat një personi, nëse e prangos? Nëse ai nuk është i ndërgjegjshëm në kushtet e një problemi nuk e çon dot në komisariat por në spital. I jep ndihmë mjekësore. Në videon e dytë ato pamje janë se diçka ka ndodhur dhe tre policë janë zhvendosur dhe vetëm njëri mundohet të sjellë në ndërgjegje. Këto janë kode, dhe aftësitë e policive e kthejmë në një shenjë hakmarrje kur na ikën dikush.” u shpreh Karamuço.
Nga autopsia që iu krye Lear Kurtit mjekët gjetën në stomakun e tij një qese plastike me përmasa 5 me 5 centimetra, e cila u ekzaminua dhe rezultoi se kishte mbetje kokainë.
Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund ta ketë gëlltitur drogën për t’i shpëtuar arrestimit për posedim lëndësh narkotike, megjithëse ky veprim nuk është parë nga policët dhe nuk shfaqet qartë në pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ndalimi.
Lear Kurti u ndoq nga polica mbrëmjen e 19 tetorit teksa ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka”. Pasi u prangos në rrugën “Don Bosko” dhe u dërgua në komisariat ai shfaqi problem shëndetësore dhe mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës.
Për ngjarjen prokuroria e Tiranës po heton për veprën penale “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare”. /abcnews.al