“Pse ia bëre mamit dhe motrave këtë?!” E afërmja e aktorit shqiptar zbulon vuajtjet e tij

Ngjarja e rëndë në Nju Jork, ku aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, të cilët humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin, ka tronditur mbarë vendit opinionin publik.

Për të shumë miq, familjarë dhe të afërm kanë shkruar për aktorin.

Së fundmi, ka reaguar një e afërmja e Belliut e cila ka treguar edhe më tepër për vuajtjet e tij pasi Florindi kishte humbur të atin dhe gjyshen dhe se ende ishte duke vuajtur për largimin e tyre jeta.

“Pse more Florind ja bere vetes tende mamit dhe motrave qe aq shume I doje pse pikerisht sot ne diten e liedjes tende ..pse ja bere femijeve kete portalet dhe njerzit shkruajne per ty fjale qe ti nuk I meriton sepse ti vuaje per humbjen BABAIT tend dhe gjyshes qe per ty ishin te shenjte …kemi mbetur pa fjale na ke shkuar te gjithe ne qe ty te njihnim se cfare djale flori ishe sikur emri qe gjyshja te vuri ..SOT datelindjen vendose ta beje me babin dhe gjysherit e tu u prefsh ne paqe Florind Belliu”, shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një debat i çiftit përfundoi në tragjedi.

Hetuesit dyshojnë se vdekja e tyre nuk ishte pjesë e një pakti vetëvrasës, por një përleshje që përfundoi në tragjedi./albeu.com