“Pse i xhiron gomat”, si nisi sherri në Kamzë që përfundoi me përdorimin e armës

Jetmir Koleci qëlloi me armë zjarri në drejtim të dy personave pasditen e sotme në Kamzë.

Sipas të dhënave paraprake të shtënat janë regjistruar si pasojë e një sherri banal.

Jetmir Koleci 33-vjeç po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga Ilir Halili dhe Astrit Halili.

Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.

Kur kanë ikur pranë banesës së Jetmir Kolecit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet të ajër.

Ndërsa sipas dëshmisë së Ilir dhe Astrit Halilit, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici.

Autori me pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij./albeu.com


Shtuar 24.12.2023 17:07