Cili është shkaku i mbajtjes së parukeve të tilla?
Kjo modë është zhvilluar më së shumti në mesin e shekullit të 17-të dhe nisi të zbatohet nga Mbreti Louis në Francë. Sifilizi, një sëmundje epidemike e kohës, shkaktonte rënie flokësh, gjë që e bëri parukën një modë dhe një mbulesë të nevojshme.
Gjithashtu, Mbreti i Anglisë Charles II dhe shoqëria e tij e lartë filluan të mbanin paruke. Në atë kohë, rrobat e gjyqtarëve dhe avokatëve u përcaktuan të ishin të ngjashme me rrobat e pallatit. Kur kombinoheshin këto dy arsye, veshja e një paruke u bë e pashmangshme.
Përveç kësaj, avokatët dhe gjyqtarët e përdorën atë për t’u ndarë nga publiku në sallën e gjyqit dhe për të vendosur epërsinë e tyre.
Moda e parukeve vazhdoi në shekullin e 18-të. Paruka më e shkurtër dhe më kaçurrela u bë pjesë e jetës së përditshme, ndërsa paruka me flokë të gjatë u bë një pjesë ceremoniale e historisë që përfaqësonte gjyqtarët dhe avokatët./Albeu.com/