Aktori i njohur George Clooney, 64 vjeç, ka zbuluar arsyen pse ai dhe bashkëshortja e tij, avokatja e të drejtave të njeriut Amal Clooney, 47 vjeçe, kanë lënë pas jetën glamuroze të Los Angeles për të jetuar në një fermë të qetë në Francë.
Çifti, që janë prindër të binjakëve 8-vjeçarë, Alexander dhe Ella, dëshironte t’i rrisë fëmijët larg presionit të famës dhe ndikimit të kulturës së Hollywood-it. Në një intervistë për revistën Esquire, Clooney tregoi se ishte i shqetësuar për mënyrën sesi fama ndikon te fëmijët, sidomos në një mjedis ku ata krahasohen vazhdimisht me të tjerët.
“Kultura franceze i jep prioritet jetës reale. Atje, askush nuk të ndjek sepse je i famshëm. Fëmijët mund të rriten normalisht,” u shpreh aktori.
Ai theksoi gjithashtu se përpiqet t’i mbajë larg rrjeteve sociale dhe botës së internetit, duke i mbrojtur nga ndikimet toksike dhe ekspozimi i panevojshëm.
Pavarësisht pasurisë së madhe, që vlerësohet mbi 550 milionë dollarë, George dhe Amal ndjekin një stil jetese modest. Aktori zbuloi se çdo mëngjes i çon vetë fëmijët në shkollë dhe nuk i përfshin në jetën e sheshit të xhirimeve.
“Jam i privilegjuar, por normaliteti për fëmijët është më i rëndësishëm se çdo gjë,” përfundoi ai.