Pse Berisha nuk shkaktoi përplasje fizike brenda selisë? Basha: Kam qenë gati t’i përgjigjem në çdo mënyrë

Përplasja politike mes Bashës dhe Berishës pritej që nga momenti në moment të kishte mundësi për shpërthime në përplasje fizike mes mbështetësve të tyre pas shpalljes së rezultati, por kjo gjë nuk ndodhi.

Duke u përgjigjur mbi faktorët të cilët mund të kenë ndikuar në këtë gjë, Basha nënvizoi se sido të ishte situata, ishin të përgatitur të përgatiteshin në çdo mënyrë.

Çfarë e bëri Berishën të mos e bënte atë që pritej?

Basha: Ashtu sic kam deklaruar kudo PD është gati t’i përgjigjem në cdo lloj situate por e mira është që mos të preket asnjë fije floku. Ne jemi në një tollovi të krijuar nga qasja që ky njeri zgjodhi të krijojë pasi u shpall non-grata. Për herë të fundit këtë e tha edhe Escobar në intervistën që u publikua më parë. Krijimi i një realiteti parallel për të bërë përplasje është faji më i rëndë i Berishës. Ai pati thënë se këtë cështje do e ndiqte pa përfshirë demokratët.

Ai e di se rruga e tij politike ka mbaruar në 19 maj dhe do kishte qenë në nderin e tij nëse do ishte ndalur në moment dhe do kishte bërë realitet fjalën që u kishte dhënë demokratëtve.


Shtuar 20.12.2021 21:49