Policia e Tiranës ka arrestuar Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes së dy fqinjëve të tij në kryeqytet.
Thaçi plagosi në hyrje të pallait të tyre babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç.
Siç u raportua më herët, shkak i sherrit mes tyre ka qenë zhurma në pallat.
“Pse bëni zhurmë në pallat?”, mësohet se u ka thënë 34-vjeçari fqinjëvë të tij gjatë debatit mes tyre, i cili më pas degradoi në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.