PS vjen me ndryshime/ Të dielën Rama analizon qeverinë, më 8 shtator mbledh Asamblenë

Shtatori, për socialistët, do të nisë me llogaridhënie si brenda qeverisë ashtu edhe partisë. Me 8 shtator Edi Rama do të mbledhë në Durrës Asamblenë e re që doli nga kongresi i 28 korrikut.

Asambleja ka detyrën të zgjedhë kryesinë e re të PS, anëtarët e të cilës pritet të jenë edhe të dërguarit politik në 12 qarqe.

ndryshimet partiake, PS do të nisë punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndaj përzgjedhja e njerëzve që do të marrin përsipër drejtimin e fushatave në terren, bashkë me përpilimin e ekipeve dhe kandidatëve, merr më shumë rëndësi në kontekstin e përballjes me kundërshtarin politik.

Para se Rama të japë verdiktin për bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në selinë rozë, Kryeministri do të zhvillojë më parë analizën e kabinetit qeveritar për çdo dikaster të dielën e 1 shtatorit në vilën qeveritare në Dajt.

Socialistët janë të detyruar të ndryshojnë formatin e analizës së tyre, duke e kthyer në një takim vetëm 1 ditor që nis në orën 9 të mëngjesit për të përfunduar në orët e para të mbrëmjes, me një pjesëmarrje më të ngushtë, kryesisht të kabinetit qeveritar, por pa përjashtuar përfaqësuesit e rëndësishëm politik të PS si në parti ashtu edhe në Parlament.


Shtuar 28.08.2024 17:04

Tags: ,