Partia Socialiste ka depozituar mbrëmjen e sotme në kuvend amendamente për ndryshimet për pr/ligji për barazinë gjinore. Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.
Gjithashtu PS ka kërkuar fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.
Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar në shtator në parlament, ndryshonte ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë.
PROPOZIM PËR AMENDAMENTE
PËR PROJEKTLIGJIN “PËR BARAZINË GJINORE “
Bazuar në nenin 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, në projektligjin “Për barazinë gjinore” paraqesim amendamentet si më poshtë:
Në nenin 1, pika 2, të projektligjit, sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.
Në nenin 2, në shkronjën “a” sugjerohen që fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.
Në nenin 4 sugjerohen këto ndryshime:
Në shkronjën “a” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
Në shkronjën “ë” fjalët “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore” hiqen.
Në shkronjën “k” përkufizimi “orientim seksual” hiqet.
Në nenin 6 të projektligjit sugjerohen që në pikën 1 fjalët “orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit” të hiqen.
Në nenin 7, pika 1, sugjerohet që fjalët “apo pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.
Në nenin 10 sugjerohen këto ndryshime:
Në titullin e nenit fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.
Në pikën 1 fjalët “gjithëpërfshirëse” dhe “ për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” zëvendësohen me fjalën “vulnerabiliteti”.
Në pikën 3 fjalët “si dhe gjithëpërfshirëse e me aksesueshmëri” hiqen.
Në nenin 12 sugjerohen këto ndryshime:
Në pikën 1 fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
Në pikën 3, shkronja “b” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
Në nenin 17 sugjerohen këto ndryshime:
Në shkronjën “c” fjalët “dhe gjithëpërfshirëse” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” dhe “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në nenin 18, në pikën 1 fjalët “ e gjithëpërfshirës” hiqen.
Në nenin 22, pika 1, shkronja “d”, dhe në pikën 2 fjalët “e gjithëpërfshirëse
gjinore” hiqen.
Në titullin e Kreut IV fjalët “gjithëpërfshirëse” hiqen.
Në nenin 24 sugjerohen këto ndryshime:
Në titullin e nenit dhe në pikën 1 fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.
Në pikën 3 fjalia “Kjo kuotë synon të arrihet duke integruar kriteret e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit gjinor në të gjitha procedurat e konkurrimit dhe/ose emërimit.” hiqet.
Në nenin 25 sugjerohen këto ndryshime:
Në shkronjën “a” fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
Në shkronjën “ç” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”
Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
Në shkronjën “dh” fjalët “dhe përfaqësim gjithëpërfshirës e” hiqen.
Në nenin 26, pika 1, fjalët “apo përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në titullin e Kreut VI fjalët “dhe përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në nenin 33, pika 1, fjalët “të stereotipave gjinore,” dhe “pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në nenin 34 sugjerohen këto ndryshime:
Në titullin e nenit, si dhe në pikat 1 dhe 2fjalët “e përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në pikën 5 shkronja “c” fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në nenin 35, shkronja “a”, fjalët “dhe për shkak të përkatësisë së shumëfishtë,” dhe në shkronjën b fjalët “gjithëpërfshirës e” hiqen.
Në nenin 36 sugjerohen këto ndryshime:
Në pikën 1 fjalët “përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në pikën 2, shkronja “a”, fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në pikën 2, shkronja “b”, fjalët “eliminimin e stereotipeve gjinore” hiqen
Në nenin 37, pika 2, shkronja “dh”, fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në nenin 38 sugjerohen këto ndryshime:
Në shkronjën “b” fjalët “dhe luftën kundër stereotipeve gjinore” hiqen.
Në shkronjën “c” fjalët “eliminimit të stereotipeve gjinore” dhe “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në nenin 39 sugjerohen këto ndryshime:
Në shkronjën “a” fjalët “apo të shumëfishtë e” hiqen.
Në shkronjën “b” fjalët “apo të shumëfishtë e të ndërthurur” hiqen.
Në nenin 40, shkronja “b”, fjalët “e gjithë përfshirës” hiqen.
Në nenin 44 sugjerohen këto ndryshime:
Në pjesën hyrëse fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
Në shkronjën “a” fjalët “apo asaj të shumëfishtë” hiqen.
Në shkronjën “b” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.