PS rrëzoi kërkesën e PD për çështjen “Becchetti”, reagon Basha (VIDEO)

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot se ngritja e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” bie ndesh me interesat e Shqipërisë.

Pas mbledhjes së grupit të PS-së, Balla tha se procesi i arbitrazhit është kërkuar të jetë konfidencial nga të dyja palët dhe publikimi i të dhënave të tij gjatë procesit mund të dëmtojë njërën palë, që në këtë rast është Shqipëria.

Basha i është përgjigjur Ballës duke thënë se çështja nuk do të kalojë në heshtje, dhe po ashtu, i është drejtuar institucioneve të drejtësisë që të veprojnë.

“Si përfundim një thirrje për institucionet e drejtësisë, jeni para shumë testesh. Por ky është një nga testet kryesore, që është krizë korrupsioni, dhe jo krizë energjie. Ata që paguhen me taksat e shqiptarëve, që mbajnë pas vete eskorta garde, ta kuptojnë një orë e më parë që ajo zyrë ka një funksion, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kushtetuta është e qartë sa i takon komisioneve hetimore, të fshehësh dosjen Becchetti është në interes të Edi Ramës, Engjell Agaçit, Erion Veliajt dhe Alma Hiçkës, dhe jo në interes të shqiptarëve. Ta harrojnë se do ta pranojmë në heshtje mohimin e këtij komisioni hetimor”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 14:33