PS përgatit zëvendësimin e tij, Meta poston fotografi nga Kalabria (FOTO LAJM)

Teksa Partia Socialiste po vijon me procedurat për zëvendësimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit ka postuar fotografi nga Kalabria.

Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka bërë me dije se ai ndodhet në Kalabri në takim me shqiptarët atje, ndërkohë që anëtarët e grupit parlamentar socialist po votojnë për emrin e kreut të ri të shtetit që do të propozojnë.

“Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Meta./albeu.com/