PS mbledh sot grupin parlamentar, ja se çfarë po diskutohet

Partia Socialiste zhvillon sot mbledhjen e grupit, ndërsa takimit i është bashkuar edhe kryesocialsiti Edi Rama.

Hera e fundit që Rama ishte në mbledhjen e grupit ishte 7 maji, kur para ministrave dhe deputetëve njoftoi krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion dhe një draft-rezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Rikthimi i tij në këtë tryezë vjen kur propozimi i tij ka kaluar çdo hallkë në parlament, dhe Komisioni Antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka nisur tashmë punën.

Puna e këtij komisioni qe po vazhdon pa praninë e përfaqësueseve të opozitës, pritet të jetë në foks të mbledhjes.


Shtuar 26.06.2024 16:22

Tags: