Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar.
Kjo është mbledhja e parë e këtij grupi nën drejtimin e Bledi Çuçit.
Mësohet se një prej çështjeve më të rëndësishme që do të diskutohet në këtë mbledhje do të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit.
Gjithashtu, në tryezën e grupit parlamentar të PS-së do të jetë dhe një kërkesë e Gazment Bardhit për të ngritur një grup pune për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.
Çështja tjetër e rëndësishme, për të cilën pritet të ketë diskutime në këtë takim, do të jetë edhe projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Për miratimin e këtij ligji që kërkon një shumicë prej 84 votash, do të duhet edhe mbështetja e opozitës./Albeu.com