PS kërkoi përjashtimin e ish-kryeministrit, Kryemadhi i del në mbrojtje: Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim më afat maksimal nga Kuvendi për Sali Berishën për shkak se thyerjes së etikës dhe ofendimeve që ka bërë gjatë seancave të kaluara në parlament, sipas socialisteve.

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje kreut të PD-së Sali Berisha, pasi PS kërkoi përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Kryemadhi: Berisha shquhet  për xhentilesë ndaj femrave, Edi Rama i konsideron gratë e partisë si burra, kurse burrat si gra. Nikolla, mos u përdorni në mënyrë kaq primitive, kryeminsitri shquhet për dhunë verbale ndaj grave, tërhiqeni atë gjë se është shyumë e turpshme, mos bëni më gjëra të tilla. Kam dashur të flas dy herë dhe nuk më ke dhënë të drejtën e fjalës. Zbatoni Kushtetutën e Kuvendit e di që jeni në presion të madh, por nuk kemi ccfarë t’i bëjmë McGonigalit. Mos u bëni dhe ju jashtëqitja e tij.

/Albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 17:51