“PS-ja u kthye në orgji”, Berisha: Nëse Enver Hoxha do të ngrihej nga varri, do ta shpallte Ramën hero kombëtar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për mediet menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës para Kuvendit.

Ai tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë deri sa Rama të largohet nga posti i kryeministrit.

Përfshirja e Ramës në dosjen McGonigal është akti më anti-amerikan që kryeministri ka bërë deri më tani, sipas Berishës.

Berisha tha se nëse Enver Hoxha do të ishte gjallë do ta shpallte Ramën hero kombëtar

Berisha: Protetsta vashdojnë deri në largimin e Ramës. Rama beri aktin e tij më anti-ametrikan. Po të ngrihej nga varri Hoxha do ta shpallte Ramën hero kombëtar. Rama I bëri thikë pas shpine partnerit tonë strategjik. PS u kthye në orgi, forcë anti-perëndimore.

/albeu.com/


Shtuar 23.02.2023 12:25