Ardi Veliu ka marrë një tjetër detyrë nga Partia Socialiste, këtë herë në Vlorë. Pasi është vendosur drejtori i kompanisë që merret me prodhimin e armëve, KAYO, Veliu këtë herë ka dhe për detyrë që të mbledh vota elektorale për PS-në.
Lapsi.al ai shkruan se Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.
Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës. Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.