PS e PD depozitojnë emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisonit Rregullator në KQZ, demokratët rikthejnë Ristanin

Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë Arben Ristanin për administrimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Ish kryetari i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve nga viti 2009 deri në vitin 2012, është mes 6 kandidateve për për 5 vendet vakante të Komisionit Rregullator, në KQZ, ku afati i shfaqjes së interesit që mbyllet të mërkurën.

Deri më tani konfirmohen 6 aplikime, ky bie në sy se kandidatët me mbështetjen e partisë demokratike janë Helga Vuka, aktualisht anëtare e Komisionit rregullator dhe Arben Ristani, që mbajti mandatin e deputetit të partisë së drejtuar nga Sali Berisha pas largimit nga drejtimi i KQZ.

Kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste janë Ilirjana Nano, që aktualisht mban postin e kryetares së Komisionit Rregullator, si dhe Dritan Çakaj, i cili gjithashtu është anëtar në këtë Komision.

Një kandidat i ri që sipas burimeve ka mbështetjen e mazhorancës është Bledar Skënderi, i cili me herët ka qenë anëtar i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve deri në vitin 2020.

Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë; 3 zgjidhen me mbështetjen e PS dhe dy me mbështetjen e PD.

Mandati i anëtareve të aktual përfundoi në muajin tetor, por komisioni i ligjeve ndërsa hapi garën për zëvendësimin, me dakordësi vendosi që ata të jenë në detyre për menazhimin e procesit të pjesshëm zzgjedhor në 5 bashki të vendit më 9 Nëntor

APLIKIMET PËR NË KQZ

Arben Ristani anëtar (PD) Kandidat i ri

Helga Vukaj anëtar (PD) RIKANDIDIM

Dritan Çaka anëtar (PS) Rikandidim

Ilirjana Nano kryetar, anëtar (PS) Rikandidim

Bledar Skënderi PS, Kandidat i ri


Shtuar 21.10.2025 17:35

Tags: , ,