Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit, për herë të dytë ka aluduar se Lulzim Basha nuk shkon dot në Amerikë, për shkak se është non grata.
Spiropali nga foltorja e Kuvendit, i kërkoi Tabakut që të pyeste nëse Basha mund ta kalonte oqeanin.
“E kërkova fjalën se nuk kuptoj si Tabakut nuk i vjen zot kur bën rolin e Prokurores dhe humbet gjyq pas gjyqi për shpifje. Si nuk skuqet, kur përmend miliona euro, si të ishin 5 mijë delegatët e Pallatit të kongreseve , si nuk e kupton se do të humbë edhe gjyqe të tjera, le ta pyesë atë që ka në krah kur ulet, për traun, se a e kalon traun përtej oqeanit’, tha Spiropali./albeu.com