Provokimi i Neymar dhe Paredes, festojnë si të çmendur përpara syve të Kimich (VIDEO)

Paris Saint Germain hakmerret ndaj finales së humbur kundër Bajernit vitin e kaluar. Francezët u kualifikuan me rregullin e golit të fushës kundërshtare (2-3/0-1) edhe pse numri i golave total ishte i barabartë.

Pavarësisht se Bajerni ishte dominues në fushë në të dyja sfidat ishin parizienët ata që u treguan më pragmatistë, duke siguruar dhe biletën për në gjysmë finale.

Në momentin që arbitri akordoi fundin e takimit, Neymar festoi së bashku me Paredes duke provokuar Kimich që ndodhej përpara tyre, i cili mjaft i mërzitur u detyrua të shikonte gëzimin e madh të kundërshtarëve.


Shtuar 13.04.2021 23:52