Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit të bëra nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.
SPAK ia ka kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Tiranës.
Rreth tre jave më parë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, për vrasje në rrethana të tjera cilësuese për ngjarjen e 21 janarit.
Ulsi Manja i konsideroi vrasjet më 21 janar 2011 si krime shtetërore. Kallëzimi në SPAK për protestën e 21 janarit u bë pas publikimit të dajes në dritë të provave të reja në lidhje me vrasjen e katër protestuesve në bilevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Bëhet fjalë për një audio të publikuar nga gazetari investigativ, Artan Hoxha. Në audio dëgjohen oficerët e gardës që japin dhe marrin urdhra për vrasjet në 21 janar./albeu.com/