Protestuesja e përlotur tregon përjetimin në komisariat: Unë dhe Zoti e dimë se ç’kam hequr

Teksa ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, një grua është shfaqur e përlotur gjatë fjalës së saj.

Ajo ka treguar vështirësitë me të cilat është përballur gjatë vizitës së saj në komisariat.

Qytetarja shton se policët janë vëllezër me protestuesit dhe i vjen keq që i binden disa kriminelëve me pushtet që u hanë bukën.

“Më vjen mirë që ju shoh juve këtu. Ato ditë zoti e di se çfarë kam hequr. Ata policët janë vëllezërit tanë dhe më vjen keq për ta që duhet t’u binden disa kriminelëve që u hanë bukën. Mos harroni se në këtë dynja lahen të gjitha, do t’i lani tek fëmijët tuaj. Ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen dhe solidaritetin. Ju lutem nesër merrni edhe dy të tjerë me vete, siç binda edhe unë prindërit e mijë. Po nuk u bindët, ata do na shtypin! Këtu nuk ka parti, ai e di shumë mirë se këtu nuk ka parti. Kini parasysh ditën kur të votoni, votoni me mend përndryshe do ngelemi çdo ditë e më pak. Të gjithë rrezikojmë punën ne. Edhe ndaj administratës u bëj thirrje: Ngrihuni dreqi ta hajë, kur do çoheni? E di shumë mirë ai polici civil që më mbajti të arrestuar dhe e dinë shumë mirë se kjo do lahet një ditë. Kijeni parasysh çdo ditë kur të flini se në këtë vend po rrini për familjet dhe fëmijët askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunë ndaj nesh”, është shprehur protestuesja./albeu.com/

Shtuar 14.03.2022 17:46