Pas incidentit të regjistruar përpara Kryeministrisë, një protestues ka reaguar lidhur me përplasjen mes policisë dhe një protestueseje, si edhe për largimin nga shkallët e institucionit të këpucëve, simbol i shpopullimit dhe ikjes së të rinjve në emigrim.
Sipas tij, policia i ka hequr këpucët nga shkallët e Kryeministrisë sepse në institucion pritet të mbërrijnë eurodeputetët.
Të lidhura
None found
“Policia hoqi këpucët nga shkallët sepse do të vijnë eurodeputetët në Kryeministri. Ne kishim një vajzë me vete, aktiviste që u lëndua pas rrëshqiti nga dhuna e policisë. Policia ndalonte rrugën pa pasur një efektive femër në kordonin e tyre policor. Këto janë provokime, por ne do të përgjigjemi me paqe edhe në tubimin që do të mbahet në darkë. Nuk duhet thjeshtë të bëjmë xhiro, duhet të “pushtojmë” paqësisht kryeministrinë”
