Proteston prej dy ditësh para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, prej dy ditësh ka zgjedhur të protestojë para kryeministrisë, duke kaluar natën aty.

Ditën e sotme, policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, sqaron policia.

Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar, Adriatik Lapaj dhe disa protestues të tjerë kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.

Kërkesa e policisë shkaktoi tensione mes të pranishmëve. Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës.

Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë.


Shtuar 10.12.2025 11:47