Protestë te Kryeministria për mbylljen e “Mehmet Akif”, nxënësja: U shokuam kur mësuam lajmin

Nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif” u mblodhën këtë pasdite sërish për të protestuar. Përpara Kryeministrisë nxënëset kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të mbyllur shkollën e tyre.

Gjatë një prononcimi për Radar Informativ në ABC, një prej tyre tregoi se lajmin për mbylljen e mësuan nga mediat dhe u shokuan.

“U shokuam të gjithë. Të enjten kishim mbaruar mësimin dhe na vjen lajmi nga mediat se shkolla u mbyll. Nuk po kuptonin se çfarë do të bënim. Ishim përgatitur mirë, po mendonim për të ardhmen tonë”, thotë ajo.

Vendimi ka dëmtuar më shumë maturantët. “Duke qenë se jam maturante kemi humbur një javë për shkak të këtij vendimi. Duhet të kishim mësuar shumë gjëra.

Ne e kemi pasur kurrikulën ndryshe nga ato të shtetit. I kemi bërë në anglisht për të studiuar jashtë”, thekson ajo.

Megjithatë, shprehet me bindje se nuk do të dorëzohen. “Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim asnjëherë shpesën deri në momentin e fundit”, tha ajo.