Protestë para parlamentit për minimumin jetik, Qori: Shteti u thotë të varfërve “Zoti të dhashtë!”

Lëvizja Bashkë ka protestuar ditën e sotme para Kuvendit, duke kërkuar miratimin e minimumit jetik nga deputetët.

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tha gjatë fjalës së tij se njerëzit që largohen nga Shqipëria punojnë edhe për të siguruar të ardhura për familjet e tyre në vendlindje.

Më tej ai shtoi se është fatkeqësi të jesh pensionist në Shqipëri, pasi shteti i ka harruar këta individë.

 “Ne jemi akoma në kushtet ku të varfërit i jepet e njëjta përgjigje nga shteti i tij, i cili i thotë zoti të dhashtë dhe nëse nuk i thotë zoti të dhashtë, i thotë të dhëntë fëmija. Shteti nuk ka asnjë lloj detyrimi. Ti mund të kesh punuar për 40 vite në të bardhë dhe në të zezë dhe shteti nuk ka asnjë lloj detyrimi ndaj tyre. Rrofshin kalamajtë që ikin nga sytë këmbët në Gjermani e Amerikë, mbrapa diellit dhe që punojnë nga dy punojnë nga dy ose tre punë jo vetëm për të mbajtur veten, por për të mbajtur dhe bashkëfamiljarët e tyre. Mjerë në Shqipëri po dole në pension. Në vend e përparaua pensioni është një ditë që qytetari mezi e pret pasi ka punuar disa dekada dhe thotë që do ruaj nivelin e mirëqenies dhe nuk do shkoj në punë. Në Shqipëri dita e pensionit është e mallkuar, për atë shumicë që merr 80 mijë lekë”, tha Qorri.

 


Shtuar 21.09.2023 11:28