Protestë në Bulqizë, minatorët kërkojnë miratimin e statusit

Ditën e sotme, në qytetin e Bulqizës, pas shumë vitesh është zhvilluar protestë nga minatorë e ish-minatorë që kanë punuar me dekada nëntokë.

Minatorët e tubuar në qendër të qytetit, kanë kërkuar miratimin e statusit, një premtim ky i dhënë nga të gjitha kahet politike.

Ata shprehen se gjatë këtyre viteve, janë mashtruar nga politika majtas e djathtas, duke ju premtuar se do t’ju miratonin statusin e minatorit, i cili rrit automatikisht pensionet e tyre.

Minatorët e mbledhur këtë të diel në qytetin e minatorëve, fajësuan edhe sindikatat, të cilat sipas tyre, i kanë braktisur dhe janë bërë palë me politikën.

Minatorët pjesëmarrës në këtë protestë, u bënë thirrje edhe kolegëve të tjerë që punojnë aktualisht, të v*asin frikën dhe t’ju bashkohen në këtë kauzë nga e cila fitojnë të gjithë.


Shtuar 18.02.2024 14:30