Protestat për vdekjen e Ilvi Metës, Berisha ndez qiri: Doli nga komisariati në arkivol, qelitë e përshtatura për praktika çnjerëzore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku ndezi një qiri në protestën e hedhur për vdekjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Policisë së Kavajës.

Berisha tha se Meta hyri në burg, u dënua dhe pas disa orësh doli në arkivol. Ai akuzoi qeverinë se ka përshtatur qelitë për praktika çnjerëzore.

“Ndaj vdekjeve të të rinjve në narkokomisaritate e narkopolicisë shqiptare. Çdo qytetar i këtij vendi, që shoqërohet apo dënohet, ai ka të garantuar me ligj jetën dhe dinjitetin e tij. Kjo është për çdo vend të lirë, kurse në Shqipëri është një seri tragjike të rinjsh që hyjnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin në arkivol. Rasti i fundit i Ilvi Metës në Kavajë është një rast tragjik që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkostetit shqiptar. U shoqërua në polici dhe u mor dhe një vendim gjykate. Dhe brenda disa orëve del nga komisariati ën arkivol. Asnjë nga përgjegjësit kryesorë të narkostetit, nuk ka shqipëruar asnjë fjalë për këtë të ri që nuk meritonte të humbte jetën në institucione shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet. Ju garantoj që shkaku më themelor i këtyre vdekjeve, vrasjeve apo vetëvrasjeve në qeli, shkak më kryesor është rekrutimi në policinë e shtetit i pengmarrësve, trafikantëve, përdhunuesve, grabitësve ordinerë. Ata kanë moralin e narkoqeveritarëve të sotëm. Ndaj në këto qeli përshtaten praktika çnjerzore, të papranueshme për një vend të lirë, të dënueshme. Këto janë vrasje shtetërore. Me qëllim apo pa qëllim. Por një gjë është e sigurt, një i shoqëruar apo i ndaluar, nuk mundet në asnjë mënyrë as të vrasë veten, as të vetëvritet apo të mbytet. Protesta u organizua për të tërhequr vëmendjen e kësaj që po ndodh në rrafshin e të drejtave të njeriu. Shkelja e lirive në këtë vend është universale dhe kjo lidhet me një fakt, kjo qeveri funksionon si një organizatë kriminale që plaçkit këta qytetare me firma, vendime e rregullore çdo ditë”, tha Berisha./albeu.com