Protesta, Vokshi: Ditë e mirë për Shqipërinë, nuk kam kthim mbrapa

Kryetarja e LDG, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në podiumin e protestës së 7 korrikut para Kryeministrisë u shpreh se sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe ditë e keqe për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Të dashur qytetarë, kam qenë në shumë protesta por kjo është më e madhërishmja. Njerëz të lirë, kam nderin të jem zëri i mijëra grave dhe vajzave që janë kundër regjimit që mbjell frikë e dëshpërim. Mijëra njerëz janë këtu e plot të tjerë me zemër, ne sakrifikojmë cdo ditë për familjet e fëmijët tanë, sot është ditë e mirë për Shqipërinë. Është ditë e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij, nuk na gënjen dot!

Nuk na blen dot, largohu! Sot nisim një rrugë vetëm më një drejtim, nuk ka kthim mbrapa derisa të largohet kryeministri më i korruptuar.

Babëzia e tyre nuk pyet për shqiptarët, u hoqi dhe 3 mijë lekëshin e pensionit, as për të rinjtë më të mirë që ikin çdo ditë, gratë kryefamiljare apo të dhunuara. Të dashur qytetarë, këta nuk do ndalen së grabituri pronat e parave tona”, tha Vokshi./albeu.com