Protesta: Unë jam nënë Liza! Rama na “thau barkun” na ka lënë pa bukë

Nënë Liza merr pjesë në protestën për rritjen e çmimeve në Tiranë.

Ajo ka bërë thirrje për uljen e çmimeve dhe për heqjen e taksave, pasi sipas saj qytetarët vuajnë për bukën e gojës.

“Ky na shembi shtëpinë, pastaj ngriti çmimet. Unë jam nëna Liza. Pasi shembi shtëpiat, ky na la edhe pa bukë, ka ngritur çmimet. Po qe burrë të dalë sot me këtë popull. Falënderoj të gjithë popullin shqiptarë sa më shumë dhe sa më të fortë. Rinia të jetë në këmbë, unë jam 85-vjeçare”, tha e moshuara.

Kujtojmë se nënë Liza është një prej banoreve të lagjes “5 Maji” në Tiranë, banesa e të cilës është prekur nga plani i qeverisë për Unazën e madhe dhe pritet të shembet./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 11:42