Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, ka qenë një ndër të parët që ka hapur sot protestën para Bashkisë së Tiranës.
Ai e shprehu revoltën e tij ndaj korrupsionit që po përfshin këtë institucion.
Malkaj theksoi se qytetarët nuk mund të rrinë më pasivë përballë këtij abuzimi.
Ai bëri thirrje për angazhim dhe qëndresë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
‘Tungjatjeta të gjithëve, zonja dhe zotërinj, zotërinj policë. Për ju kam një pyetje: a nuk e keni kuptuar ende kë po mbroni?
A nuk e keni kuptuar akoma dhe rrini këtu në shi, në borë, në breshër?
A nuk e keni kuptuar që është një bastard, një kriminel, një hajdut, një qelbësirë, një… një… një që i ka të gjitha? Dhe ju prapë rrini këtu? Dhe keni frikë nga ne?
Keni frikë nga ne, që vijmë këtu buzagaz, vijmë të qeshur, vijmë për të drejtat tona, të cilat janë edhe të drejtat tuaja.
Çfarë bëni, more zotërinj? Jeni rralluar, por jeni akoma këtu për të na e bërë kurrizin copë.
Zonja dhe zotërinj, kemi arritur në një pikë ku gjërat nuk mbajnë më. Ne nuk lëvizim, sepse kemi një kauzë.
Ne do të rrimë këtu, në shi, në breshër, në borë, derisa gjërat të vihen në vendin e vet.’- u shpreh Malkaj.