Protesta përpara kryeministrisë/ Lapaj: Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë, qeveria i është turrur GJK për ta imponuar

Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se vendosi të protestojë para Kryeministrisë, pasi rina është në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se nuk ka asgjë për të festuar në kë fundvit, në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksion Ballukun.

Ai tha se kjo të bën qartë të mendosh, se vendi nuk ka një kryeministër të lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Lapaj u shpreh se protestës së tij do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojnë pa ndalim, ndërsa shtoi se protestën e nisi për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë.

“Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj. Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët.

Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun. Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.


Shtuar 9.12.2025 19:55