Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se Endri Shabani është shërbëtor i Edi Ramës. Gjatë një prononcimi për mediat, Lapaj u shpreh se gjithë këto muaj i është dashur të mbaj mbi supe tradhtinë e Shabanit, të cilin e cilësoi njeri “5 lekësh”.
Lapaj deklaroi se në Parlament po luhet një akt i turpshëm, po shpërblehet tradhtari i kauzës, i cili ka qenë në në fillim me atë qëllim.
“Personalisht për mua është një ditë krenarie e madhe, pse do të thoni ju? Sepse tërë këto muaj, më është dashur që të mbaj mbi supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh, që sot po dëshmohet në Parlament se ishte shërbëtor i Edi Ramës. Sot në Parlament po luhet një akt i turpshëm, po garantohet që të shpërblehet tradhtari i kauzës, i cili ka qenë në në fillim me atë qëllim”, tha Lapaj.
