Protesta për rritjen e çmimeve në Lushnje, procedohen penalisht 13 qytetarë

13 qytetarë kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës pas protestave të ditës së djeshme për rritjen e çmimeve.

Ata akuzohen se kanë bllokuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë, një ditë më parë.

“Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë, procedohen penalisht 13 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit A. Ç., 30 vjeç; F. T., 49 vjeç; S. Rr., 50 vjeç; Sh. Z., 52 vjeç; Sh. S., 55 vjeç, B. Gj., 47 vjeç; S. V., 51 vjeç; B. S., 34 vjeç; B. K., 49 vjeç; K. K., 22 vjeç; S. K., 67 vjeç; A. T., 65 vjeç; R. H., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Lushnjë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 08:50