Protesta para Kryeministrisë/ Salianji kritikon PD: Duhet të kishim ‘revoltore’, jo foltore!

Ish-deputeti Ervin Salianji komentoi sot protestën e Partisë Demokratike që u mbajt para Kryeministrisë, të cilën e vlerësoi si të vakët për nga pjesëmarrja. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji theksoi se opozita ka nevojë për më shumë revoltë dhe organizim në terren, nëse synon të krijojë presion real ndaj qeverisë.

Salianji përmendi një sërë çështjesh që, sipas tij, e bëjnë këtë protestë të domosdoshme ku sipas tij më kryesoret janë korrupsioni i përhapur, kapja e institucioneve dhe zbatimi i ligjit për barazinë gjinore.

Ylli Rakipi: Opozita ka nisur një cikël protestash. Zoti Salianji, cili është qëllimi i këtyre protestave? Si ua ka shpjeguar Berisha nisjen e këtyre protestave ju aty brenda? Se kuptohet që këto i ka caktuar doktori.

Ervin Salianji: Unë nuk jam nxënës të më shpjegojë njeri. Padiskutim që protesta është e vonuar, u nis sot, ishte një platformë parlamentare qytetare, për ti dhënë mundësinë edhe qytetarëve të flasin para Kryeministrisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Që nga maji, mendoj se duhej protestuar për zgjedhjet e vjedhura të 11 majit, arsyeja tjetër, gjendja ekonomike, kapja e sistemit politik, të gjithë arsyet e tjera, kalimi i ligjit për barazinë gjinore, por themeli është që u kap qeveria dhe Edi Rama në vjedhje 50 mln euro, në këtë kuptim, dita e sotme duhet të ishte ditë revolte.
Duhet të ishte protestë revolte të ashpër dhe të organizuar. Diku 50 mln euro zv kryeministrja, diku porti që e mori një pensionist me një kompani që ishte me një mln lekë të vjetra e regjistruar, e një pensionisti, aeroporti i Vlorës, miliarda euro, Luftar Hysa i sanksionuar nga SHBA, biznesmen që pastron…

Ylli Rakipi: Çfarë do të quani sukses me këto protesta? Çfarë duhet arritur për të thënë që ëhtë sukses dhe nuk dështoi edhe kjo përpjekje?

Ervin Salianji: Largimi i qeverisë ky është qëllimi dhe zgjedhjet e lira. Protesta është instrument, nëse më pyet cili është suksesi, të paktën nisi protesta, pra ka një akt, një reagim, për të gjithë këto që thashë. Të gjithë këto elemente, janë të rënda.

Ylli Rakipi: Aty 85% e kishit për tre gjinitë, me parrulla, jo nga gjithë këto që the ti, që janë akte të vërteta, që janë tmerr i madh.

Ervin Salianji: Ne sot duhet të kishim revoltore!

Ylli Rakipi: Kujdes se revoltore, nevojtore…

Ervin Salianji: Duhet të kishim revoltë.


Shtuar 17.11.2025 21:35

Tags: ,