Protesta, Paloka: Rama është në ditën e tij më të zezë, i kanë dalë të palarat dhe është mbyllur në bunker

Deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fjalës së tij në protestë është shprehur se ai dhe kolegët e tij janë përjashtuar nga Kuvendi sepse kreu i qeverisë Edi Rama ka frikë nga opozita.

Ndër të tjera u shpreh se kryeministri është në ditën e tij më të zezë dhe sot fshihet në bunkerin e tij.

“U përjashtuam vetëm se ai frikacaku nuk guxon të përballet me opozitën. Për fat të keq kemik një dhjaks dhe një pervers për kryeministër. Ishte kohë që të shkonim tgë bunkeri i i tij, i shkojmë atje. Le të mbyllet në bunker ose të marrë charterin e të fluturojë. është në ditën më të zezë se i dolën të palarat. Kemi kohë që denoncojmë faktin që ky plehrë që qëndron në pushtet korrupton jo vetëm të vobektët, por edhe ambasadorët dhe një institucion si FBI. Ja pse ky kriminel nuk e lejon votën e lirë, ndaj ne do të protestojmë që qytetarët të votojnë të lirë”, tha Paloka.


Shtuar 16.02.2023 12:29