Protesta/ Opozita drejt bashkisë: Erion Veliaj jep dorëheqjen

Ditën e sotme, opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të zhvillojë protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e Erion Veliajt, pas arrestimit të drejtorëve për korrupsion me tenderat.

Policia e Shtetit njofton se i ka dhënë leje 10 orë për tubim. Duke filluar nga ora 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye “sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”.

Në protestat e mëparshme, ka pasur incidente, molotov dhe përplasje me policinë. Katër protestues u arrestuan por më pas u liruan nga gjykata.


Shtuar 26.04.2024 09:03