Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para Kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”.
Nga Kryeministria, ata tashmë janë zhvendosur në Rrugën e Durrësit, dhe të gjithë drejtuesve të mjeteve u kanë kërkuar të fikin makinat. Gjithashtu janë përplasur me policinë.