Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se refuzimi i mazhorancës për të votuar ditën e djeshme në Kuvend të rezolutës për gjenocidin në Kosovë, është një akt i pa shembullt.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ishte planifikuar të mbante në protestën që organizohet sot në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së, një fjalim të gjatë, por se u tërhoq në fund.
“Refuzimi që i bënë dje votimit të rezolutës për gjenocidin serb, ishte akt i pa shembullt në radhë të parë në rrafshin njerëzor. Për çdo njeri të qytetëruar mes të gjitha krimeve është gjenocidi i cili, në kualifikimet e tij në rastin konkret ka vrasjen e qytetarëve të pafajshme për shkak të përkatësisë së tyre etnike.
Rama u tërhoq, por unë e di që ishte planifikuar të fliste mbi një orë e të bëhej patriot ai që me aktet e tij është aq armik i Kosovës sa Vuçiç.
Rama mori përsipër projektet e Beogradit për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me një seri takimesh të fshehta”, tha ai.